TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ambasada e SHBA në Tiranë publikon në rrjetet sociale disa fotografi të papublikuara më parë nga stërvitja më e madhe ushtarake në Ballkanin Perëndimor “Defender Europe 21”.
Ambasada thekson se gjatë kësaj stërvitjeje, e cila do të vazhdojë edhe për dy javë në Shqipëri, pothuaj 6,000 ushtarë amerikanë janë stërvitur krah për krah me homologët e tyre shqiptarë.
“#ThrowbackThursday Gjatë muajit të fundit, pothuaj 6,000 ushtarë amerikanë janë stërvitur krah për krah me homologët e tyre shqiptarë.
Stërvitja ka krijuar mundësi për bashkëpunim në të gjithë Shqipërinë, ku ushtarët kanë jetuar dhe kanë kryer së bashku operacione të ndryshme stërvitore.
Stërvitja më e madhe ushtarake në Ballkanin Perëndimor # DefenderEurope 21 do të vazhdojë pergjatë dy javëve te ardhshme. Shikoni disa fotografi të papublikuara nga aktivitetet e këtij muaji”, thuhet në mesazhin e ambasadës.