AKTUALITET, 10 Tetor 2018, 19:19

Miqësorja me Jordaninë, publikohen formacionet zyrtare. Panuçi me surpriza

Do të luhet në orën 20:00 në “Elbasan Arena” takimi miqësor mes Shqipërisë dhe Jordanisë, në kuadër të përgatitjeve për ndeshjet e Ligës së Kombeve. Pas humbjes ndaj Skocisë, skuadra e Kristian Panuçit do të kërkojë të reagojë, për të qenë me moralin lartë, në sfidën zyrtare të ditës së shtunë, atë ndaj Izraelit.

Në përballjen e sotme, tekniku italian, Panuçi ka surprizuar me formacionin, duke bërë shumë ndryshime. Kapiten është zgjedhur Mërgim Mavraj.

Shqipëria nuk ka asnjë përballje direkte me Jordaninë, e cila renditet në vendin e 110-të në FIFA.