AKTUALITET, 3 Korrik 2019, 21:12

“Është kollaj të inatosesh”, reagon Rama pas deklaratës të Metës: Jo të gjithë e kanë fuqinë…

“Është kollaj të inatosesh”, reagon Rama pas

Ka reaguar në llogarinë e tij në Facebook kryeministri i vendit Edi Rama, pas deklaratës së bërë nga Presidenti Meta.

Nëpërmjet një shprehje të Aristotelit, Rama shkruan se të gjithë kanë të drejtë të inatosen por sipas statusi që ky veprim të bëhet në kohën e duhur dhe më njeriun e duhur është gati e pamundur.

Kujtojmë që sitata politike në Shqipëri nuk është aspak e qetë si nga përplasja e dy forcave më të mëdha politike por dhe nga ana e Presidentit i cili ka ndërrmar disa hapa pëqr të neutralizuar një përplasje të mundshme.

Ndërkohë që vetëm para pak ditësh u zhvilluan në vend zgjedhjet e shumëpërfolura lokale, ku Partia Socialiste fitoj të 61 bashkitë e vendit.

Statusi i plotë:

Çdokush mund të inatoset – kjo është kollaj, por të inatosesh edhe me njeriun e duhur, edhe në masën e duhur, edhe në kohën e duhur, edhe në mënyrën e duhur, kjo jo, kjo nuk është e lehtë dhe jo çdokush e ka këtë fuqi.

Aristoteli