AKTUALITET, 3 Korrik 2019, 22:05

“Kafe me Fahri Balliun”/ Klosi flet për kritikat e Ramës në kryesinë e PS

“Kafe me Fahri Balliun”/ Klosi flet për kritikat e Ramës

Ministri Blendi Klosi ka reaguar për herë të parë pas lajmit të publikuar në lapsi.al se kryeministri kishte bërë “për ujë të ftohtë” ministrin në mbledhjen e kryesisë, pasi ishte kapur duke pirë kafe me Fahri Balliun.

I pyetur në emisionin “Open” rreth këtij lajmi Klosi as nuk e konfirmoi dhe as nuk e mohoi përplasjen me kryeministrin Edi Rama, por as kafen me Fahri Balliun.

“Nuk nxjerr asnjë fjalë se çfarë bëhet në forumet e Partisë Socialiste. Kam shumë vite në politike, por nuk kam folur kurrë për bisedat në PS – tha Klosi .