AKTUALITET, 3 Korrik 2019, 20:36

“Ferri” prek Shqipërinë, ja në cilin qytet shënuan temperaturat sot 39°C

“Ferri” prek Shqipërinë, ja në cilin qytet

Termometri ka shënuar 39°C sot në Elbasan ndërsa temperatura më e lartë në Tiranë ka qenë 35°C. “Zjarri” me origjinë nga Afrika e Veriut do të vijojë edhe nesër. Moti do të jetë i kthjellët me vranësira të pakta kalimtare në orët e mesditës në relievet malore.

Temperaturat në orët e mëngjesit do të pësojnë rritje duke u luhatur nga vlerat 18-24°C ndërsa ato në vlerat e mesditës do jene pothuajse te njejta me ato të ditës së sotme 37-38°C.

Era do të jetë me drejtim kryesor Veriperëndim – Verilindje kryesisht e qetë por pranë brigjeve në mesditë e pasdite, fitojnë shpejtësi deri në 10m/s.