AKTUALITET, 3 Korrik 2019, 19:50

KE refuzon rikthimin e vizave/ Holanda i tregon ‘detyrat e shtëpisë’ Ramës: Luftoni krimin e organizuar

KE refuzon rikthimin e vizave/ Holanda i tregon ‘detyrat e

Pasi komisioni Europian refuzoi kërkesën e Holandës për rikthimin e regjimit të vizave për qytetarët shqiptarë, vjen reagimi i ministrit të jashtëm holandez, Stef Blok.

Në një prononcim për mediat e vendit të tij, kryediplomati i Amsterdamit u shpreh se, Komisioni Europian rekomandon Shqipërinë që të vazhdojë luftën ndaj krimit të organizuar dhe i kërkon që të marrë mbrapsht të gjithë shqiptarët që kanë kërkuar azil në vendet e BE-së.

Më herët reagoi dhe ambasada e Holandës në Tiranë që ishte po në të njëjtën linjë me qeverinë e Amsterdamit.

“Vendi ynë do të punojë me Shqipërinë për të parë se si shqetësimet tona në lidhje me krimin e organizuar, aplikimet e pabazuara për azil dhe klandestinët që përpiqen të kalojnë në Mbretërinë e Bashkuar nëpërmjet porteve të Holandës, mund të adresohen në mënyrë efikase”, thuhej në deklaratën e ambasadës në Tiranë.