AKTUALITET, 4 Dhjetor 2017, 23:00

Albana Vokshi: Palmat e kryeministrit përmbytën autostradën!

 

Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, ka qenë e ftuar mbrëmbjen e sotme në emisionin "Opinion" ku është diskutuar përmbytja dhe menaxhimi i situatës nga qeveria.

Sipas Vokshit, nuk ka patur asnjë investim nga qeveria, përkundrazi, kryeministri Rama është fajtor për përmbytjen e autostradës Tiranë - Durrës për shkak se mbolli palmat dhe ngushtoi kanalet.

"Autostrada, i pëlqente shumë kryeministrit. Falenderoj, kryeministrin që nuk iku në Miami. U shkatërrua autostrada, vetëm që ti pëlqente kryeministrit. U mbyllën kanalet ekzistuese, prandaj është kjo përmbytje, sepe kemi palmat që t'i pëlqejë syve të kryeministrit.Kush mban përgjegjësi për miliona euro të hedhura?" u shpreh Vokshi.

/TPZ.AL/