TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryetari i Idas, Shoqatës së Strehimit në Malmo, Sabit Pacolli është arrestuar pas një urdhër arresti të lëshuar nga Gjykata e Qarkut në Malmo.
Sipas mediave suedeze ai është arrestuar nën dyshimin për mashtrim dhe ikje nga tatimi për tre vjet me radhë, me c’rast ka përvetësuar mbi 20 milionë euro.
Sipas njoftimit të tyre, fillimisht ai u arrestua ditën e enjte, kur ai ishte në një takim në Agjencinë Tatimore Sudeze, por për t’u liruar më pastaj, transmeton Indeksonline.
Gjykata e Qarkut në Suedi mori vendim për urdhër-arrest dhe kështu edhe u arrestua ai.
Prokurori i krimeve, BO Birgerson në Sydsvenskan, ka thënë se gjatë kohës që është liruar, ekzistonte rreziku që Pacolli të shkatërronte hetimin dhe të ikte nga Suedia.
Sipas mediave, në tre vitet e fundit, bordi i IDA-s ka trefishuar kredinë e klubit.
Avokati i Pacollit, Leif Ljungholm, thotë se klienti i tij ka mohuar çdo akuzë të bërë ndaj tij. /Periskopi.com/