AKTUALITET, 4 Dhjetor 2017, 17:48

Është sulmuesi i ditës në Greqi, Durmishaj tregon dëshirën e madhe të tij

Është sulmuesi i ditës në Greqi, Durmishaj tregon

I shënoi Panathinaikosit dhe i dha tri pikë të arta Panionosit të tij.

Sulmuesi shqiptar, Fiorin Durmishaj, është në epiqendër të medieve helene.

I ftuar në radion e Sport24.gr, Durmishaj tregoi edhe momentin e shënimit të golit.

“Isha i bindur psikologjikisht dhe optimist se do të realizoja, pasi dhe rasti ishte i bukur”.

Lojtari i Kombëtares U-21 të Shqipërisë, tha se ai po rritet si futbollist te Panionosi.

“Gjithsesi, kam nevojë të përmirësohem. Kam disa dobësi dhe unë po përpiqem çdo ditë në stërvitje për t’i eliminuar ato”

I pyetur se me kë ekipi bënte tifozllëk në Ligën e Kampioneve, Durmishaj tha se ishte një “Madrilen”.

“Dëshiroj që ta fitojnë për të tretin vit rresht”, tha sulmeusi i ri talentuar shqiptar.

TPZ.AL

 

[gallery ids="31022,31023"]