AKTUALITET, 4 Dhjetor 2017, 21:35

Grabiten pronarët e fabrikës së pijeve në Korçë, policia në kërkim të autorëve

Grabiten pronarët e fabrikës së pijeve në Korçë,

Lidhin burrë e grua dhe u grabisin të ardhurat ditore.

Persona ende të padidentifikuar nga policia grabitën me dhunë pronarët e një firme pijesh në fshatin Dvoran në Bashkinë e Korçës.

Polica ka ngritur pika të shumta kontrolli për kapjen e autorëve, që vodhën 50 mijë lekë, 70 Euro dhe 150 Dollarë.

Informacion paraprak nga Policia

Më datë 04.12.2017, rreth orës 19:15, jemi njoftuar se në fshatin Dvoran, në ambjentet e një firme private pijesh kanë shkuar persona të armatosur dhe të maskuar.

Nga të dhënat e para dyshohet se këta persona pasi kanë lidhur pronarin dhe bashkëshorten e tij, kanë vjedhur një sasi lekësh prej 50 mijë lek të reja, 70 Euro dhe 150 Dollarë. Më pas këta persona janë larguar me shpejtësi në këmbë.

Në vendngjarje, ndodhen forca të shumta policie. Janë ngritur pika kontrolli për të bërë të mundur identifikimin e kapjen e autorëve.

Nga ana e Policisë po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, si edhe dokumentimin e plotë të saj.