TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Presidenti i SHBA, Donald Trump duke mbrojtur ish-këshilltarin e tij për Siguri kombëtare, Michael Flynn, tha se nuk është e ndershme që i kanë shkatërruar jetën, sepse ka gënjyer në deklaratën e dhënë për FBI-n, deri sa Hilary Clinton ka gënjyer disa herë dhe asgjë nuk ka ndodhur.
“Ndihem keq për Flynn-in. Hilary Clinton më 4 Korrik ka shkuar në FBI. Nuk ishte as nën betim. Kjo është një gjë më e jashtëzakonshme që dikush e ka parë. Ka gënjyer shumë herë dhe asgjë nuk ka ndodhur. Flynn ka gënjyer dhe i keni shkatërruar jetën e tij. Kjo nuk është e ndershme,” tha Trump para gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë, bënë të Agjencia e lajmeve Reuters duke shtuar se Trump nuk dha dëshmi për akuzat e tij ndaj Hilary Clinton.
Në korrikun e vitit 2016, Clinton është përgjigjur në pyetjet që kishin të bëjnë me shfrytëzimin e serverit privat për emailet qeveritare konfidenciale, në kohën kur ishte Seretare e Shtetit.
Të premten, Flynn ka pranuar se ka gënjyer FBI-n rreth takimeve të tij me amsadorin rus në SHBA, Sergej Kislak, dhe pranoi të ndihmonte në hetimet rreth implikimit të mundshëm rus në zgjedhjet amerikane të vitit 2016, të Këshilltarit special, Robert Miler.