TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ministri i Mjedisi, Blendi Klosi i ftuar në studion e “Tonight Ilva Tare” tha se ndjen keqardhje kur shikon kanale të tëra të mbushura me mbeturina. Duke folur për çështjen e përmbytjeve, Klosi thekson se shpesh njerëzit kanë ndërtuar mbi shtratin e lumit.
Klosi: A mund të parandalohet? Mundet shumë më tepër të parashikohet. Kemi mundësi që të minimizojmë dëmet e ngjarjes. Vij nga terreni nga qarku i Beratit ku isha i ngarkuar dhe ju betohem që gjëja që jam ndjerë më shumë keq ishin kanalet e mbushura me mbeturina dhe kuptojmë sa të papërgjegjshëm jemi. Një zonë e përmbytur në dalje të Urës Vajgurore që njerëz me pa logjikë të bëjnë ndërtime mbi shtratin e lumit. Në një moment të caktuar lumi mori përpara gjithçka gjeti.