AKTUALITET, 4 Dhjetor 2017, 17:18

Ikardi: Dua Botërorin, jam i lumtur tek Interi

Ikardi: Dua Botërorin, jam i lumtur tek Interi

Kapiteni i Interit, Mauro Ikardi, hodhi poshtë zërat për një kalim të mundshëm të gjiganti spanjoll, Real Madrid.

“Jam shumë mirë këtu në Itali. Jemi të parët në renditje, jam kryegolashënuesi i kampionatit, çfarë duhet të kërkoj më shumë?”, tha sulmuesi argjentinas për “Telefe”.

Ikardi, i cili ka shënuar 16 gola në 15 ndeshje të zhvilluara deri tani në kampionatin italian, shpreson te një ftesë e trajnerit të Kombëtares argjentinase, Sampaoli për Botërorinee Rusisë.

“Do të varet shumë nga ecuria ime me klubin e Interi. Shpresoj që të më eci gjithçka mirë dhe të kem një shans për të shkuar në Rusi”, - tha Ikardi për televizonin argjentinas.

TPZ.AL