AKTUALITET, 25 Gusht 2021, 09:39

Rusia dërgon katër avionë ushtarakë në Afganistan, do të evakuojë 500 qytetarë

Rusia dërgon katër avionë ushtarakë në Afganistan, do

Rusia është vendi i radhës që po përfshihet në operacionin e evakuimit në Afganistan. Katër avionë ushtarakë do të marrin me vete 500 qytetarë nga Afganistani.

Disa ditë më parë, Rusia deklaroi se ishte e hapur të bashkëpunonte me talebanët, por duhet të shikojnë sjelljen e Talebanëve në qeveri.

Putin ndërkohë kërkoi që grupet ekstremiste islamiste të mos përhapeshin nga Afganistani në Azinë Qëndrore dhe më tej pasi përbënin kërcënim për rajonin.

Po ashtu Rusia ka kritikuar tërheqjen e trupave amerikane nga Afganistani që shkaktoi dhe kaosin e menjëhershëm.

Duket se Rusia po punon me disa standarde, por pritet të shihet nëse do të rreshtohet krah SHBA apo talebanëve në rastin e Afganistanit.