AKTUALITET, 23 Shtator 2018, 13:33

Akuzohen për korrupsion, gjykata jep dënimin për 4 punonjësit e Hipotekës Shkodër

Akuzohen për korrupsion, gjykata jep dënimin për 4

Katër punonjësit e Hipotekës së Shkodrës kanë marrë masën e sigurisë “arrest me burg” nga Gjykata e Shkallës së Parë. Ata akuzohen për korrupsion pasiv dhe ushtrim i ndikimit të paligjshëm të personave që ushtrojnë funksione publike në Hipotekën e Shkodrës.

Gjykata dha masën e sigurisë “arrest me burg” për Mirjam Bletaj, ish jurist i hipotekës dhe Sokol Tirana, ndërsa të arrestuar janë Johan Zefi dhe Ndoc Tara.

Akuzohen se përmes ryshfetit prej 1 mije euro shtetasi Ndoc Taraj do përfitonte një certifikatë pronësie, ndërsa Sokol Tirana dhe Johan Zefi dyshohen si sekserët që do i jepnin paratë shtetasit Mirjam Bletaj, ish juristi i hipotekës për përshpejtimin e procesorësh ne marrjen e certifikatës se pronësisë.

Mësohet se gjatë seancës gjyqësore katër punonjësit e Hipotekës Shkodër kanë mohuar akuzën për korrupsion, ndërsa gjykata pranoi kërkesën e prokurorisë për masën “arrest me burg”. TPZ.AL