AKTUALITET, 4 Shtator 2025, 10:34

Zyrtarja e lartë e PD, për takimin e kreut të SPAK në DASH: Dumani, i ka treguar z.Hanrahan se ka 5 prona me qira dhe a i justifikon blerjen e tyre?

Zyrtarja e lartë e PD, për takimin e kreut të SPAK në DASH:

Në një postim në profilin e saj në facebook, anëtarja e kryesisë së PD, Adriana Kalaja, që mban njëkohësisht postin e gjykimit të ankesave në parti, ka shprehur pakënaqësinë e saj të fortë lidhur me vizitën e kreut të SPAK, Altin Dumani në SHBA, ku u prit nga zyrtari i lartë amerikan, Brendan Hanrahan, Shef i Zyrës për Çështjet e Europës dhe Euroazisë në Departamentin e Shtetit.

Kalaja akuzon se në takimin me dyer të mbyllura nuk është ngritur çështja e pasurisë së Dumanit. Ajo ngre dyshime nëse kreu i SPAK justifikon blerjen e pesë pronave që, sipas saj, i jep me qira.

"Ti sqarojmë ca gjëra...Z. Berendan Hanrahan, Shef i Zyrës për Çështjet e Europës dhe Euroazisë në Departamentin e SHBA,  ka thirrurr në një takim me dyer të mbyllura, Drejtuesin e SPAK, Z. Altin Dumani... "Shqetësimi" im i parë nga mbrëmë,  është se a i ka treguar Z. Hanrahan, Z. Dumani se ka 5 prona me qira dhe a i justifikon blerjen e tyre?" - shkruan mes të tjerash Kalaja.