TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kolegji Zgjedhor mban sot, më 4 shtator 2025, në orën 10:00, seancën gjyqësore lidhur me ankimin e paraqitur nga koalicioni PD–ASHM kundër rezultatit të zgjedhjeve të 11 majit.
Opozita ka kërkuar shfuqizimin e vendimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), duke e cilësuar atë si të padrejtë dhe të bazuar në parregullsi gjatë procesit zgjedhor.
Pas dorëzimit të padisë nga koalicioni, u hodh shorti për caktimin e trupës gjykuese pranë Gjykatës Administrative të Apelit, e cila do të shqyrtojë ligjshmërinë e vendimit të KQZ.
Trupa gjykuese përbëhet nga pesë gjyqtarë:
Lutfije Celami – Relatore
Entela Shedula – Anëtare
Alma Kodraliu – Anëtare
Ornela Naqellari – Anëtare
Enkel Peza – Anëtar
Seanca do të zhvillohet në ambientet e Gjykatës Administrative të Apelit, në Rrugën “Ismail Qemali”, në Tiranë.