TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ish-ministri i Jashtëm Paskal Milo, i pyetur në “Log” për deklaratat e kreut të opozitës Sali Berisha se do të ketë spastrime të rrjetit “Soros” në Tiranë, u shpreh se lufta e importuar nga SHBA, është artificiale. Milo tha se fondacioni “Shoqëria e Hapur” në Tiranë ka vepruar në mënyrë legale.
“Nuk e besoj se do të ketë një pastrim të rrjetit Soros në Shqipëri, fondacioni “Shoqëria e Hapur” ka vepruar në mënyrë legale, respekton ligjet ka një profil dhe për rrjedhojë nuk ka pse t’i nënshtrohet kritikave dhe të reflektojë një luftë politike amerikane, është artificiale. Shqipëria ka një mijë e një probleme që duhet t’i zgjidhë këtu dhe jo ti transportojë problemet dhe konfliktet nga një vend tjetër në Shqipëria. Berisha ka mungesë kauzash dhe përpiqet të shfrytëzojë kauzat e vendeve të tjera.”, u shpreh Milo.
Ndërsa ish-ambasadori i Shqipërisë në SHBA Roland Bimo shtoi se megjithëse Trump ka kërkuar burgosjen e Xhorxh Sorosit dhe të birit si financues të aktiviteteve kriminale, FBI s’ka gjetur asnjë evidencë për ta.
“Nuk ka asnjë evidencë për Soros dhe të birin. Trump ka kërkuar që ata të futen në burg si persona që financojnë aktivitete kriminale. Derisa nuk ka në SHBA, nuk do të ketë dhe në Shqipëri. Përballë Berishës kemi Ramën që është mjeshtër i marrëdhënieve me publikun", tha Bimo.