AKTUALITET, 30 Tetor 2025, 13:55

Zyrtarisht kandidat/ Këshilltari i PD, Gjergji Nika fiton në Kolegjin Zgjedhor, rikthehet në garë për Bashkinë Vlorë

Zyrtarisht kandidat/ Këshilltari i PD, Gjergji Nika fiton në Kolegjin

Këshilltari i Partisë Demokratike në Vlorë, Gjergji Nika do të jetë pjesë e garës për zgjedhjet e pjesshme të 9 nëntorit. Pasi KQZ dhe KAS e përjashtuan nga gara, Nika ka fituar në Kolegj Zgjedhor të drejtën për garuar si kandidat i pavarur.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Nika shkruan se kjo është një fitore për çdo qytetar që nuk pranon të komandohet nga partitë, por kërkon ndryshimin.

“Fitore e drejtësisë mbi presionet politike! Sot, Kolegji Zgjedhor me vendim unanim 5–0 rrëzoi vendimet e KQZ-së dhe KAS-it, duke vulosur të drejtën time për të garuar si kandidat i pavarur në zgjedhjet e 9 Nëntorit 2025 për Bashkinë Vlorë.

Ky vendim vjen pas presioneve të shumta dhe përpjekjeve të hapura nga partitë e mëdha për të penguar një zë të pavarur në garë.

Por drejtësia foli qartë: askush nuk mund të ndalojë vullnetin e lirë të qytetarëve. Kjo nuk është thjesht një fitore personale — është një fitore për çdo qytetar që nuk pranon të komandohet nga partitë, por kërkon ndryshim, ndershmëri dhe zë të lirë për Vlorën.

Unë hyj në këtë garë me forcën e besimit tuaj dhe me vendosmërinë për ta kthyer politikën te njerëzit, jo te partitë”, shkruan Nika.

Kujtojmë se KQZ dhe KAS e përjashtuan Nikën nga gara me argumentin se edhe pse gëzonte mandatin e këshilltarit bashkiak të Vlorës, Nika duhet të kishte regjistruar një Komitet Nismëtar për të garuar si kandidat i pavarur. Nika hyn në garë si kandidat i pavarur kur do të ketë kundër PD dhe PS.

Zyrtarisht kandidat/ Këshilltari i PD, Gjergji Nika fiton në Kolegjin

Zyrtarisht kandidat/ Këshilltari i PD, Gjergji Nika fiton në Kolegjin