AKTUALITET, 30 Tetor 2025, 10:33

Batutat/ “Meritë për paqen Azerbajxhan-Armeni”, Rama korrigjon lapsusin e drejtuesit të forumit në Paris: Do të zemërosh Macron

Batutat/ “Meritë për paqen Azerbajxhan-Armeni”, Rama

Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë sot në Forumin e Paqes në Paris, nismë e presidentit Emmanuel Macron, ku ka edhe këtë vit personalitete nga e gjithë bota.

Gjatë fjalës së tij, kreu i qeverisë shqiptare nuk i kurseu batutat pas një lapsusi që bëri dirigjuesi i këtij forumi.

Pyetje: Ju keni një meritë për vendosjen e paqes mes Azerbajxhan-Armeni.

Rama: E kishit fjalën për Azerbajxhan-Shqipëri se këtu se do të zemërosh presidentit tënd. Jo mua. Sepse është përpjekur për kaq shumë kohë, por nuk ia doli.