TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Gjykata e Beratit ka lënë në burg, Kristo Mema (alias Kontandin Oxhaj), 63-vjeç autorin e vrasjes me thike të një turisti, ngjarja e ndodhur tre ditë më parë në kalanë e Beratit.
Prokurori i çështjes, Renato Tosku, pasi ka parashtruar rrethanat e ngjarjes, ka kërkuar për Memën masën e sigurisë “arrest me burg”, për veprën penale “Vrasje”, parashikuar nga neni i Kodit Penal. Pasi ka dëgjuar edhe avokatin mbrojtës të autorit të vrasjes, gjyqtari Renis Bega, e ka cilësuar “të ligjshëm” arrestimin e shtetasit Kristo Mema (alias Kontandin Oxhaj),63-vjeç dhe ka caktuar për të masën e sigurisë “arrest në burg”.
Mësohet se në seancë, autori ka shprehur pendesë dhe ka deklaruar se gjithçka ndodhi në gjaknxehtësi e sipër, pasi turisti e kishte ofenduar dhe sharë nga familja. Në sallë ai u ka kërkuar falje edhe familjarëve të viktimës.
“Më ofendoi, më shau nga familja”, kështu ka deklaruar në gjykatë 63-vjeçari Kristo Mema (alias Kontandin Oxhaj), i cili akuzohet se vrau me thikë për kalin turistin, Keli Hoxha, ngjarje e ndodhur mbrëmjen e 28 tetorit në Kalanë e qytetit të Beratit.
Autori i dyshuar i krimit ka shprehur pendesë dhe ka deklaruar se gjithçka ndodhi në gjaknxehtësi e sipër.
Sipas tij, 42-vjeçari Keli Hoxha, banues në Tiranë, por me origjinë nga Tropoja, e kishte ofenduar dhe sharë nga familja. Në sallën e gjyqit, ai u ka kërkuar falje edhe familjarëve të viktimës.
Kristo Mema (alias Kontandin Oxhaj) mbërriti mesditën e sotme (30 Tetor) në ambientet e Gjykatës së Beratit, për t’u njohur me masës e sigurisë.
Ai u fut brenda gjykatës nën masa të rrepta sigurie, rreth një orë para orarit të parashikuar të fillimit të seancës.
Prokurori i çështjes, Renato Tosku, pasi parashtroi rrethanat e ngjarjes kërkoi për Kristo Memën masën e sigurisë “arrest me burg”, për veprën penale “Vrasje”.
Pasi dëgjoi edhe avokatin mbrojtës të autorit të dyshuar të vrasjes, gjyqtari Renis Bega, e ka cilësuar të ligjshëm arrestimin e 63-vjeçarit dhe caktoi ndaj tij masën e sigurisë “arrest në burg”.
Ngjarja
Ngjarja ndodhi mbrëmjen e 28 tetorit në Kalanë e qytetit të Beratit. Debati mes autorit të vrasjes dhe viktimës filloi pasi ky i fondit i kishte prekur kalin, të cilin autori e përdorte për të shëtitur turistët rreth kalasë, kundrejt një pagese.
Mësohet se autori i ngjarjes,63-vjeçari Kristo Mema (alias Kontandin Oxhaj), pasi ka parë shtetasin Keli Hoxha që preku me dorë kalin i ka thënë që mos ta prekte më pasi kali-sipas tij-nuk ishte mirë dhe ishte i acaruar.
Pas kësaj, autori dhe viktima kanë debatuar dhe në këto momente, autori ka nxjerrë thikën që e mbante fshehur në samarin e kalit dhe e ka qëlluar me thikë. Më pas, autori ka shkuar në banesë, ka lidhur kalin në kasolle, ka marrë disa ushqime dhe u fsheh në një nga shpellat e kalasë, për ti shpëtuar policisë.
Viktima Keli Hoxha,42-vjeç,banues në Tiranë dhe lindur në Tropojë, nuk mundi dot ti mbijetojë plagëve të marra dhe gjeti vdekjen sapo mbërriti në Spitalin Rajonal Berat.
Autori u kap disa orë më vonë, i fshehur në “shpellën e memecit”, pranë Kishës së Shën Mëhillit. Autori Kristo Mema (alias Kontandin Oxhaj),63-vjeç,ka kryer një vrasje në vitin 1993 në Berat, por pas ngjarjes ishte larguar në Greqi për rreth 25-vjet,ku kishte ndërruar edhe emrin. Për këtë vrasje ai nuk ka bërë asnjë ditë burg, pasi vrasja ishte parashkruar.