TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kreu i Mundësia, Agron Shehaj deklaroi nga jashtë Kuvendit se PS dhe PD kanë rënë dakord që të ndryshojnë Kushtetutën në kurriz të partive të reja.
Ai tha se se gjithçka që bën tjetër PD, se gjoja është kundër qeverisë, është farsë.
“Opozita dhe mazhoranca ditën e hënë kanë rënë dakord që të ndryshojnë kushtetuën, partitë reja, të zhdukin alternativat e reja. E bënë këtë seancë, një farsë. Të hënën ranë dakord, e sot bëjnë sikur zihen.
Interesi i qytetarëve, beteja e madhe, ‘lufta’ që u bë dhe iu tha votuesve që e keqja e madhe është Rama, kjo ka rënë. Kjo po ndodh sot në Kuvend. Teatri i radhës, shfaqja e radhës.”, tha ai.