AKTUALITET, 30 Tetor 2025, 11:21

Debati në Kuvend/ Kërkesa e PD për shkarkimin, Peleshi: Problemi nuk jam unë, ja arsyeja e vërtetë pas kërkesës së PD

Debati në Kuvend/ Kërkesa e PD për shkarkimin, Peleshi: Problemi

Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi ka folur për kërkesën e PD për shkarkimin e tij. Ai tha gjatë fjalës së tij në Kuvend, se nuk ka shkelur kushtetutën, por i është bazuar rregullores së Kuvendit.

"Para pak javësh ndodhi një ngjarje e rëndë. Një gjyqtar u qëllua për vdekje, nga ai moment u shfaq një ngjarje edhe më e rëndë. Në rrjete sociale pati një numër jo të vogël reagimet që u solidarizuam e autorin.

Mbase pyesni vetën çlidhje ka kjo me shkarkimin tim. Do zbuloj shkakun e vërtetë të kësaj procedure, që nuk jam unë.Shkaku që na sjell në këtë procedurë është sjellja antagoniste, jo shkelja e Rregullores apo Kushtetutës.

Kushtetuta pon përdoret si gurë mbi kokën e kundërshtarit. Problemi nuk jam unë. Por mungesa e vullnetit për tu angazhuar në një sjellje politike", tha Peleshi. 

Niko Peleshi: Në këtë mocion për shkarkimin e kryetarit të kuvendit na ka sjellë rezistenca për të mos lejuar askënd në pozicionin që unë kam nderin të mbaj të guxojë të ndryshojë këtë sallë nga arenë dhune verbale në arenë të mendimeve aletrantive dhe politike. Apo të shkurajojë personalizimin e diskursit politik si pjesë e kulturës nga e cila duhet të ndahemi.

Le ta veshim këtë sallë me përgjegjësi të vërteta dhe shpesh të pathëna. Kjo kulturë që shpesh kultivohet këtu vret, vret shpresat e të rinjve, optimizmin.

Kjo kulturë e urrejtjes këtu ka pjesën e vetë edhe në dhunën në shoqëri. Duhet të përballemi me këtë të vërtetë të pakëndhshme. Ccdo fjalë e shqiptuar në këtë Kuvend vijon përtej këtyre mureve.

Do bëj gjithçka që kam në dorë që ky parlament ti ngjasojë parlamentit eurpian. Ne jetën time poltike nuk kam denigruar, sulmuar, fyer askënd. Nuk kam shkelur mbi personalitetin e askujt dhe nuk kam përdorurr emra të samiljarëve.