AKTUALITET, 30 Tetor 2025, 12:43

'Lëvizja Bashkë', në protestë me pensionistët: Shqipëria, vendi me pensionet më të ulëta dhe korrupsionin më të lartë në Evropë

'Lëvizja Bashkë', në protestë me

Lëvizja Bashkë ka protestuar sëbashku me pensionistët, përpara Kuvendit të Shqipërisë. Deputeti i vetëm i kësaj partie, Redi Muçi mori pjesë në protestë, duke folur për pensionet dhe qëndrimin e partisë së tij.

Në një reagim ne rrjetet sociale, "Lëvizja Bashkë" shprehet se Shqipëria mbetet vendi me pensionet më të ulëta dhe korrupsionin më të lartë në Evropë, duke nënvizuar se kjo protestë nuk do të jetë e fundit.

REAGIMI:

NË PROTESTË ME PENSIONISTËT

Sot përpara Kuvendit të Shqipërisë u mblodhëm me pensionistë dhe qytetarë të profesioneve të ndryshme për të protestuar për drejtësi shoqërore.

Shqipëria mbetet vendi me pensionet më të ulëta dhe korrupsionin më të lartë në Evropë.

Në vendin tonë padrejtësia prek edhe punëtorët, gjysma e të cilëve punojnë në të zezë dhe nuk gëzojnë as të drejtat minimale.

E pëson edhe shtresa e mesme që vuan nga kostot gjithnjë e më të larta të jetesës dhe degradimi i shërbimeve publike.
Vuan një shoqëri e tërë që nuk vlerësohet sipas meritës dhe të drejtës.

Protesta e sotme nuk ka për të qenë e fundit. Kauza e minimumit jetik, pensioneve dinjitoze dhe kostove të jetesës do të na mbledhë gjithnjë e më të shumtë e të fortë përpara institucioneve që kanë tradhtuar interesat e qytetarëve.