TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kryeministri Edi Rama foli me kritika për Bashkimin Evropian në lidhje me atë se çfarë po bën për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë. Në Forumin e Paqes në Paris, kreu i qeveirsë shqiptare u shpreh se BE ka qenë gjithmonë në autopilotin e SHBA dhe nuk ka një plan paqeje.
Rama u shpreh se “ka vetëm një qasje binare ndaj një konflikti që ka potencial të jashtëzakonshëm për të gjeneruar në diçka katastrofike”.
"Në shumë përpjekje që po bëhen nga Presidentja e Komisionit, nga udhëheqësit që duan ti çojnë gjërat përpara dhe në këtë shtysë për të ndryshuar qëndrimin në idenë e mbrojtjes, sipas mendimit tim kjo është mjaft e fragmentarizuar dhe mund të behet e rrezikshme. E rrezikshme që për mua është mjaft shqetësuese që ende sot edhe pas asaj çfarë ka ndodhur me jashtë kontraktimin e politikës së jashtme të BE tek SHBA dhe me BE që ka qëndruar në autopilotin e SHBA, ende nuk ka një plan europian paqeje.
Ka vetëm një qasje binare ndaj një konflikti që ka potencial të jashtëzakonshëm për të gjeneruar në diçka katastrofike. BE duhet të ketë planin e paqes dhe duhet të ketë komunikimin me Rusinë dhe me këdo tjetër që gjendet në mes. A donte Hamasi paqe? Nuk e besoj për një sekondë që të jetë e vërtetë një gjë e tillë. Që Putini do luftë është e qartë çdo ditë", deklaroi Rama.
Rama: Besoj, unë sapo vij nga Riadi ku pata nderin të ish ai ftuar nga nisma e forumit për investimet për t ardhmes, në një vend të jashtëzakonshëm, falë asaj që përfaqësojnë në çështjet globale sidomos kur bëhet fjalë për biznesin, inovacion dhe teknologjinë.
Kur ke mundësinë të gjendjesh në atë pjesë të botës e kupton që në këtë pjesën tonë, ne duhet të bëjmë një dush përulësie sepse edhe sot edhe pse bota po ekspozon tërësisht ujërat që ziejnë në marrëdhëniet midis vendeve dhe qasjeve përkundrejt gjërave thelbësore, ne vazhdojmë të mendojnë që ka diçka që nuk shkon me botën dhe që është vetëm një moment në kohë dhe gjërat o të kthehen siç ishin.
Sepse ne, perëndimin, dhe për Evropë mendojmë se kemi legjitimitetin moral që na është blatuar nga ndonjë urdhër hyjnorja dhe mundësinë për të gjykuar të tjerët dhe për të besuar se ne jemi pika e referencës sesi duhet të jetë bota, dhe kjo është e gabuar. Nuk është e vërtetë. Është një lloj vetëkënaqësie që sipas mendimit tim mjaft modest ka nisur të bëhet më i dëmshëm si këndvështrim dhe më pak i dobishëm për vetëbesimin. Ajo që ka ndodhur në SHBA në krye të këtij viti dhe po flas për atë që Trump e përshkroi si plani preciz i zotit për ta shpëtuar në mënyrë që të shpëtonte Amerikën. Sipas meje është, diçka që nëse zoti kishte vërtet një plan, pjesë e këtij plani ishte të zgjonte dhe Evropën.
Nuk po e shoh Evropën të zgjohet. Të zgjohet në mënyrën siç duhet. Ka një zgjim, në shumë përpjekje që po bëhen pra presidentja e KE, nga udhëheqësit që po përpiqen t’i çojnë gjërat përpara dhe në këtë shtysë shumë të fortë për të ndryshuar qëndrimi në raport me idenë e mbrojtjes, por sipas mendimit tim, kjo është diçka e fragmentarizuar, më pak se e mjaftueshme dhe mundë të bëhet e rrezikshme në periudhë afatmesme. Për mua është mjaft shqetësuese që ende sot, ende nuk ka një plan evropian paqeje. Ka vetëm një qasje binare ndaj një konflikti që ka potencial për të degjeneruar në diçka katastrofike.