TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ka përfundon pas afro 6 orësh mbledhja e kryeministrit Edi Rama me ministrat dhe grupin parlamentar të PS-së në Pallatin e Brigadave. Mbledhja u fokusua tek puna që është bërë deri më tani nga strukturat. Po ashtu fokus i diskutimeve ishte edhe vota e diasporës.
Gjithashtu në këtë mbledhje me dyer të mbyllura u diskutuan sfidat për muajt në vazhdim deri në 11 maj, mënyrat e komunikimit gjatë javëve në vazhdim, si dhe fjalët kyçe që do të përdoren në fushatë.
Një takim si ky i ditës së sotme mësohet se do të mbahet edhe nesër në orën 14:00.