TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Nesti Bello pas 30 vitesh emigrimi në Itali u kthye në fshatin e lindjes, në Perlat të Durrësit ku hapi ‘’Kantinën Bello’’ dhe vijoi traditën e babait në prodhimin e një vere cilësore.
Kryeministri Edi Rama ndau në rrjete sociale historinë e tij, teksa vuri në dukje se, “prodhimi i verës nga kjo kantinë sot ka kapur tregje të rëndësishme si Italia, Zvicra, SHBA-të”.
“Ky është një shembull për t’u ndjekur nga shumë shqiptarë të tjerë që jetojnë mes dilemës për të qëndruar apo ardhur përfundimisht këtu”, tha Rama.
Ndërsa Nesti tregoi se, babai i tij e nisi prodhimin e verës në mënyrë artizanale si rrjedhojë e një pasioni që kishte. “Por me vajtjen time në Itali kuptuam që vera ishte diçka krejt tjetër nga ajo që kishim imagjinuar ne”, u shpreh Nesti.
“Pas 30 vite punë në Itali me verën, vendosa të kthehem dhe të punojmë në tokën tonë, në kantinën tonë. Duke parë zhvillimin e turizmit në Shqipëri ne kemi arritur në konkluzionin që kemi bërë gjënë e duhur me prodhimin e verës”, tha ai.
Ai tregoi se, fshati Perlat ka traditë në prodhimin e verës dhe ka pasur mbi 450 ha vreshta dhe natyrisht, vuri në dukje ai, “ne vendosëm të ruajmë këtë traditë për prodhimin e verës cilësore”.
“Deri në 30% të prodhimit ne e eksportojmë në Itali, kemi kontakte me Zvicrën dhe USA. Duke pasur eksperiencën si emigrantë që kemi punuar jashtë shtetit në këtë sektor, është një gjë shumë e bukur ta sjellim këtë eksperiencë në vendin tonë të bukur”, tha Nesti.