AKTUALITET, 5 Mars 2025, 14:58

Zona të Tiranës pa energji, reagon OSHEE: Një nga transformatorët u përfshi nga flakët!

Zona të Tiranës pa energji, reagon OSHEE: Një nga

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka reaguar në lidhje me ndërprerjen e energjisë elektrike në disa zona të Tiranës.

Në reagim, shpjegohet se shkak për ndërprerjen e energjisë ka qenë një nga transformatorët që është përfshirë nga flakët.

Kujtojmë se zonat e prekura nga ndërprerja e energjisë janë Rruga e Elbasanit, Uzina e Autotraktorëve, Brryli, Shkolla e Bashkuar, Ali Demi dhe zona e Freskut, janë pa energji prej të paktën gjysmë ore.

Reagimi:

Për shkak të flakës në kanalin e kabllove 20kV të një prej fiderave të NST Traktora, sot rreth orës 13.27, janë stakuar për masë sigurie çelësat 20kV të transformatorit duke lënë pa tension NST Traktora.

Menjëherë u morën masat për shuarjen e flakëve ndërsa për objektet e rëndësisë së veçantë si spitalet, furnizimi me energji elektrike u krye përmes linjave alternative.

Grupet e avarisë së Tensionit të Lartë janë në terren dhe po punojnë për eliminimin e defektit dhe rikthimin e energjisë elektrike tek të gjitha zonat e mbetura pa tension si pasojë e stakimit të energjisë.