AKTUALITET, 5 Mars 2025, 14:45

Akuzohet se mashtroi emigrantin shqiptar në Greqi se do ta pajiste me letra dhe i mori para, e pëson gruaja në Vlorë

Akuzohet se mashtroi emigrantin shqiptar në Greqi se do ta pajiste me letra

Një 48-vjeçare është proceduar penalisht, pasi akuzohet se mashtroi një emigrant shqiptar në Greqi me pretendimin se do e pajiste me letra duke i marrë para.

Bëhet fjalë për shtetasen me inicialet M. Th.

NJOFTIMI I POLICISË

Menjëherë pas transmetimit në emisionin “Fiks Fare”, të rastit të shtetasit shqiptar A. L. (emigrant në Greqi), i cili i kishte dhënë një shumë të konsiderueshme parash, shtetases M. Th., 48 vjeçe, duke u mashtruar nga kjo e fundit, se do ta pajiste me dokumente greke, specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare të DVP Vlorë, në bashkëpunim me Prokurorinë e Vlorës, kanë kryer veprimet e nevojshme procedurale për nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të 48-vjeçares.

 Në përfundim të këtyre veprimeve, u procedua penalisht, për veprën penale “Mashtrimi”, shtetasja M. Th.

Në bashkëpunim me Prokurorinë, vijon puna për të dokumentuar raste të tjera mashtrimi, në të cilat dyshohet se është përfshirë kjo shtetase.

Policia e Shtetit falënderon stafin e emisionit “Fiks Fare”, për denoncimin e rastit, si dhe fton median dhe qytetarët që vijojnë të denoncojnë te strukturat e Policisë, çdo rast paligjshmërie që hasin. Policia e Shtetit garanton reagim të shpejtë, të paanshëm dhe konfrom ligjit.