AKTUALITET, 5 Mars 2025, 12:13

Fushata e 11 majit/ Rama ironizon procesin e primareve në PD, publikon video me 3 bufë dhe zërin e Berishës

Fushata e 11 majit/ Rama ironizon procesin e primareve në PD, publikon

Kryeministri Edi Rama ironizoi sot procesin e primareve në Partinë Demokratike.

Rama publikoi një video me 3 bufë teksa dëgjohet kreu i PD, Sali Berisha, i cili u kërkon ndjesë demokratëve të cilët nuk votuan për shkaqe burokratike.

Dje Rama, gjatë rubrikës “Sy më Sy”, u shpreh se PD është një kënetë me një buf dhe gjithfarësoj speciesh.

“Prisni kur t’ju shfaqet lista e deputetëve dhe shihni pak atë listën e mbyllur. Aty m’u përqendroni. Ajo lista e mbyllur e “kënetës” është me speciet më të ulëta të politikës, të faunës politike, prapë aty do t’i kemi thotë “këneta”, tha Rama.