TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një makinë u përfshi nga flakët paraditen e sotme në qendër të Elbasanit, pranë godinës së Drejtorisë Vendore të Policisë. Sipas burimeve zyrtare fatmirësisht nuk pati persona të lënduar nga flakët.
Zjarrfikësit mbërritën menjëherë në vendngjarje dhe bënë të mundur shuarjen e flakëve.
Paraprakisht shkaqet e zjarrit mbeten të paqarta, ndërsa autoritetet po punojnë për të zbardhur shkaqet e përfshirjes nga flakët të automjetit, i cili ishte në lëvizje.