AKTUALITET, 5 Mars 2025, 14:19

“Black out” në kryeqytet! Zonat që mbetën pa energji elektrike për më shumë se 30 minuta në Tiranë

“Black out” në kryeqytet! Zonat që mbetën pa energji

Disa zona të Tiranës janë përballur me ndërprerje të energjisë elektrike.

Mësohet se në zonat: Rruga e Elbasanit, Uzina e Autotraktorëve, Brryli, Shkolla e Bashkuar, Ali Dem dhe zona e Freskut, janë pa energji prej të paktën gjysmë ore.

Deri më tani nuk dihen arsyet e ndërprerjes së energjisë elektrike.