AKTUALITET, 5 Mars 2025, 14:28

Shqipëria me rritjen më të madhe në Europë”/ Eurostat: Vitin e kaluar, 7.4 milionë net-qëndrime

Shqipëria me rritjen më të madhe në Europë”/

Shqipëria ka regjistruar një boom turistik gjatë vitit 2024 jo vetëm në shifrën e turistëve të huaj që ka pritur  por edhe përsa u përket netëqëndrimeve. Eurostat ka publikuar të dhënat të cilat konfirmojnë se Shqipëria është vendi që ka pasur  rritjen më të fortë të netëqëndrimeve të turistëve gjatë 2024 nëse e krahasojmë me vendet e tjera europiane. Në total vizitorët e huaj kanë qëndruar në vendin tonë 7.4 milionë net qëndrime.

Nëse vërejmë shifrat krahasuar me vitin 2023 vendi ynë ka rritjen më të fortë me rreth 24%.Shqipëria rezulton me një rritje më të shpejtë  edhe nëse e krahasojmë me vende të cilat janë të njohura për turizmin si Spanja, Greqia apo Italia. Ndërsa janë lënë pas pothuajse të gjitha vendet e rajonit si Mali i Zi, Kroacia, Serbia apo Maqedonia e Veriut.

Shqipëria  priti 11.7 milionë turistë të huaj gjatë vitit të kaluar  me një rritje prej 15.2% më shumë nëse e krahasojmë me vitin 2024. Ndërsa ekonomia vlerësohet se ka përfituar rreth 4.5 miliardë euro në total. Gjatë vitit të kaluar është shënuar një konsolidim I të huajve që kanë vizituar Shqipërinë nga vende si Gjermania, Franca  apo Spanja.