AKTUALITET, 26 Gusht 2023, 15:37

17- vjeçari humbi jetën tragjikisht në “Club Orange”, ISHMT zbarkon në Sarandë

17- vjeçari humbi jetën tragjikisht në “Club

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Club Orange në Sarandë.

17 vjeçari Antonio Delilaj  ka qenë duke marrë disa koli me ujë nga bodrumi për tek bari dhe ishte brenda ashensorit kur është këputur njëra nga kavot horizontale të tij dhe i ka kapur kokën, duke i marrë jetën.

Sakaq, pak minuta më parë raportohet se Inspektoret e ISHMT ndodhen në terren për të verifikuar pajisjen që shkaktoi aksidentin tragjik.

Ndërkohë është shpallur në kërkim pronari i klubit “Orange”.