TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ish-kryeministri Berisha ka folur sot për mediat para seancës plenare. Ai komentoi edhe ardhjen e kryeministrit Rama në Kuvend, duke thënë se ai vjen si Kim Yong Un, me 20 makina.
Po ashtu, Berisha u shpreh se nuk do të paraqitet në gjykatë, pasi e gjitha është bërë me urdhër të Ramës.
Berisha: “Jeni dëshmitë të një aksioni që synon mbrojtjen e të drejtave kushtetuese të popullit opozitar në Kuvend. Kështu si e ka nisur me 10 makina pas, do të përfundojë me 20 makina, njësoj si Kim Yong Un. Kështu do të përfundojë.
Sot jam paraqitur në Parlament nuk mund të pranojë kurrë përvetësimin që bën Rama. Ai është marrë nga mercenarët e inkriminuar, siç është Arben Kraja, që e nxjerr jashtë si i inkriminuar. Do ia them të vërtetat Ramës, po nuk ia mbathi. Beteja është pa kthim".