TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Seanca e sotme plenare ka nisur me tensione dhe përplasje mes deputetëve të opozitës dhe forcave të Gardës së Republikës, të cilët kanë ndaluar deputetët të futen në ambientet e Kuvendit.
Ish-kryeministri Berisha teksa ka tentuar që të shkojë te foltorja, është ndaluar nga Garda. Më pas ka ndërhyrë deputeti Gazment Bardhi, i cili i ka kërkuar gardistëve të mos e shtyjnë.
“Mos e shty me dorë atë, ca ke që e ndalon, hapu pak”, thotë Bardhi.
Ndërkohë, në një prej hyrjeve të sallës së Kuvendit ka pasur dhe një konfrontim fizik mes deputetëve të tjerë të opozitës të cilët janë ndaluar të futen brenda dhe gardistëve, teksa këta të fundit ishin pozicionuar për ti bllokuar hyrjen.