TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një zjarr i rënë pasditen e sotme në periferi të Karbunarës ka djegur dhjetëra dynymë plantacione me agrume dhe ullishte. Në zonën përgjatë aksit rrugor nacional Lushnje-Berat në dalje të Karbunarës, zjarri i rënë ka djegur edhe disa magazina të vogla të familjeve fermere të zonës.
Zjarri është duke u vënë nën kontroll nga zjarrfikësit, por ka edhe vatra të vogla të cilat i favorizon era e fortë.
Dyshohet se zjarri ka qenë aksidental, ndërkohë që ndërhyrja e zjarrfikësve bëri të mundur mospërhapjen drejt serave të shumta dhe vreshtave. Për shkak të situatës së vështirë dy zjarrfikëse të Lushnjes janë ende në zonë për të shuar edhe vatrat e fundit të zjarrit.