TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një zjarr masiv ka përfshirë disa kodra me ullinj midis Radostinës dhe Shëndëllisë në Fier. Zjarri është pikasur mesditën e sotme nga banoret e zonës të cilët kane njoftuar shërbimet zjarrfikëse.
Fillimisht flakët kanë përfshirë bimësi dhe me pas të favorizuara edhe nga era janë përhapur me shpejtësi në parcelat me ullinj.
Aktualisht ne vendngjarje ndodhen 4 zjarrfikëse të Fierit, një mjet zjarrfikës i Rroskavecit dhe një i kompanisë ‘Albpetrol’ të cilat i janë bashkuar aksionit për neutralizimin e flakëve. Flaket janë duke iu afruar zonës pyjore ndërkohë qe terreni i vështirë e bën të pamundur ndërhyrjen e zjarrfikësve.