AKTUALITET, 6 Shtator 2023, 14:42

E “fundosi” dëshmia e Dumanit/ Pagoi 120 mijë euro për ekzekutimin e gruas, arrestohet në Rinas Alban Bengasi

E “fundosi” dëshmia e Dumanit/ Pagoi 120 mijë euro

Policia e Tiranës ka arrestuar Alban Brengasin, i cili akuzohet se pagoi 120 mijë euro për të ekzekutuar gruan e tij. Ishte pikërisht Nuredin Dumani, i penduari i drejtësisë, ai që e fundosi Brengasin, ku dëshmoi mbi planin.

NJOFTIMI

Vijon megaoperacioni policor i koduar “Golden Bullet”. Ndalohet në Rinas, një shtetas tjetër i shpallur në kërkim gjatë këtij megaoperacioni.

Në hyrje, në aeroportin e Rinasit, gjatë përpunimit të dokumentacionit të pasagjerëve, shërbimet e Policisë kanë identifikuar dhe ndaluar shtetasin Alban Bengasi. Ndaj këtij shtetasi, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, mbi dyshime për përfshirje në veprimtari kriminale kundër personit dhe në fushën e krimit të organizuar.

Materialet procedurale i kaluan SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.