TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një 73-vjeçar ka humbur jetën pasi u përplas një ditë më parë në një aksident në aksin rrugor “Pogradec-Korçë”.
Viktima po lëvizte me motomjetin tip “Lifan”, pa targa, me drejtues shtetasin P. V., 73 vjeç, banues në fshatin Zvirinë, Maliq, i cili si pasojë e përplasjes, ka humbur jetën.
Policia njofton se ka arrestuar shoferin e makinës pasi dyshohet se përplasi për vdekje 73-vjeçarin.
Njoftimi i policisë:
Në vijim të informacionit paraprak të dhënë ditën e djeshme, për një aksident në aksin rrugor “Pogradec-Korçë”, ju informojmë se specialistët e Trafikut Urban dhe Interurban të DVP Korçë arrestuan në flagrancë shtetasin V. Xh., 51 vjeç, banues në Korçë, pasi duke drejtuar automjetin tip “Mitsubishi”, është përplasur me motomjetin tip “Lifan”, pa targa, me drejtues shtetasin P. V., 73 vjeç, banues në fshatin Zvirinë, Maliq, i cili si pasojë e përplasjes, ka humbur jetën.