TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Deputetja e PD, Oriola Pampuri u shpreh se të 43 deputetët e pranishëm në tryezën Berisha Bardhi të një dite më parë, kanë bërë fushatë për kandidatët e Foltores më 14 maj, ndaj edhe nuk ka asgjë për t’u çuditur sipas saj nga ky bashkim.
“Ata që ishin në tryezë më 14 maj kanë qenë të gjithë në terren për të punuar për kandidatët e Foltores. Në momentin që shkoje hapur mbështesje kandidatët e Foltores, do të shkoje drejt asaj tryeze.
Por nuk është kjo çështja, gjithë problemi jonë është se nuk mund të mbajmë një parti të izoluar ndërkombëtarisht, nuk mund të mbajmë një parti të izoluar nga SHBA, sigurisht duhen vota, demokratët, shqiptarët. Duhen edhe ata që nuk votuan, që janë shumë. Shumë nuk votuan për këto sjellje.
Kush mund ta besonte dikë nesër në terren që të shpaloste një program, kur ai dje bëri akuza të rënda ndërsa më pas i paraqitet si njeriu që do bëjë ndryshimin. Demokratët nuk harrojnë, nëse ndodh nuk bëjmë hapa përpara. Fakti që ndodhi, përgjigjen duhet ta japë zoti Bardhi. Nuk është kjo lëvizje me të cilën na mbështesin ndërkombëtarët. Nuk e di si i është përkthyer atij nga aleatët.
Unë besoj që jo për secilin prej tyre, por një pjesë ka shkuar për hir të miqësisë së njërit apo tjetrit. Të thuash që nuk e njohim po jemi aty është si të thuash jam i ndershëm, por nga mëngjesi në darkë mban qëndrime të pandershme.
Fakti që janë ulur bashkë kanë pranuar Berishën. Do të thotë, ai njeriu që luftoi aq shumë për parimet e mëdha, për të mbrojtur SHBA, BE apo Britaninë i shkeli të gjitha. Harroi edhe 8 janarin. I vetmi person që duhet të japë një përgjigje është Bardhi.” tha Pampuri.