TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ilir Meta i është përgjigjur sot interesit të medias, lidhur me faktin nëse do të marrë pjesë apo jo në tryezën e iniciuar nga Gazment Bardhi, me deputetë të opozitës, të cilës iu bashkua edhe Sali Berisha.
Meta u shpreh se deputetët e partisë së Lirisë kanë qenë gjithnjë një vijën e parë të ballafaqimit me regjimit, ndërsa vuri theksin në unifikimin e opozitës.
“Besoj se deputetët e PL kanë qenë gjithnjë në vijën e parë të ballafaqimit me regjimit në parlament edhe kudo. Është e rëndësishme që të 63 deputetët e opozitës t’i përgjigjen asaj kërkese që kanë bërë ata të cilët i kanë votuar në zgjedhjet e 2021 dhe të ndalojnë çdo lloj komunikimi me këtë regjim i cili investimin më të madh e ka bërë për të përçarë opozitën për të blerë segmente të caktuara të saj dhe për të përjetësuar këtë regjim kleptokratik që është në kurriz të të gjithë shqiptarëve.” u shpreh Meta.
Lidhur me rikthimin e Lulzim Bashës në krye të PD, Meta tha se në demokraci është shumica që tregon legjitimitet.
“Në demokraci ju e dini shumë mirë se është vota, shumica që tregojnë legjitimitet kur ka një diskutim. Për mua e rëndësishme është unifikimi i opozitës dhe dhënia fund e çdo komunikimi me regjimin.” vijoi me tej kreu i Partisë së Lirisë.
Por a do e ndihmojë Ilir Meta, Sali Berishën në zgjedhjet e pjesshme vendore për bashkinë e Kukësit?
“Këto janë çështje teknike, që merren ekspertët. Urojmë të ketë reflektim të thellë në Kukës nga qytetarët dhe votuesit dhe të japin një mesazh të qartë të dinjitetit dhe ndryshimit”- tha ai. Ndër të tjera Meta u shpreh se Partia e Lirisë nuk ka ndaluar në asnjë ditë së bëri opozitë.