TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Forumi për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore ka reaguar në lidhje me denoncimin publik dje për Parkun e Butrintit, ku liqeni në këtë zonë të mbrojtur është ndotur.
Në një mesazh në rrjetin social ‘Facebook’ Forumi thekson se një hapësirë mbi 5 mijë metër katrorë ishte mbushur me interte, gurë dhe zhavorë, duke ndotur liqenin me qëllim që të ndërtohej një hotel.
REAGIMI
Masakër mjedisore ne Parkun e Butrintit. Mbreme emisioni 'Fiks Fare' raportoi per nje masaker ambjentale ne brigjet e Liqenit te Butrintit ne zonen e quajtur Palavraq. Nje hapesire mbi 5 mije metra katrore eshte e mbushur me inerte, gure zhavor dhe materiale te tjera hedhur ne liqen me qellimin e ndertimit te nje hoteli apo kompleksi apartamentesh. Theksojme se liqeni i Butrintit eshte pjese e Parkut Kombetar te Butrintit, shpallur Pasuri Boterore e UNESCO. Çdo “ndërhyrje me karakter ndërtimor ose veprimtari të tjera të çfarëdollojshme në lartësi 1.500 metra nga vija e ujit duhet miratuar me vendim të Këshillit Kombëtar të Territorit”.
Liqeni i Butrintit eshte gjithashtu pjese e Konventes Ramsar per ruajtjen e ligatinave. Sipas legjislacionit shqiptar në fuqi, Ligji nt 81/2017 Për Zonat e Mbrojtura, në zonat e mbrojtura me interes ndërkomëtar dhe që gëzojnë mbrojtje të veçantë si habitat i shpendëve ujorë (zona Ramsar), lejohet vetëm ushtrimi i veprimtarive tradicionale të bujqësisë, peshkimit etj. Parku Kombetar i Butrintit eshte zona me e njohur e Shqiperise ne rang nderkombetar. Per ruatjen dhe mbrotjen e integritetit te ketij Parku funksionojne institucionet e meposhtme, te cilat paguhen nga taksapaguesit shqiptare:
Administrata e Parkut Kombetar te Butrintit - Ministria e Kulturës
Administrata e Zonave te Mbrojtura - Ministria e Ambjentit dhe e Turizmit
Agjencia Kombetare e Bregdetit - Ministria e Ambjentit dhe e Turizmit
IKMT- Ministria e Brendshme
Bashkia e Sarandes - Tashme nen koordinimin e ministrit Mazniku
si dhe Satelitet Albania 1 dhe Albania 2 - Ministria e Infrastruktures dhe Energjise
Forumi i Trashegimise ka denoncuar ne vazhdimesi demet e parikuperueshme qe po i ndodhin integritetit te Parkut Kombetar dhe paaftesise se institucioneve zyrtare per te mbrojtur kete Pasuri me Vlera Boterore.