AKTUALITET, 6 Shtator 2023, 15:36

Orientimi për degët e studimit, maturantët konsultohen me ekspertë për tregun e punës

Orientimi për degët e studimit, maturantët konsultohen me

Mateo Matoshi mbaroi këtë vit maturën në Durrës. Në tetor nis studimet dhe sapo është regjistruar në degën e inxhinierisë mekatronike. Ai është informuar me pare për zgjedhjen e tij. I riu ka marrë të dhëna për tregun e punës dhe mundësitë që ofron çdo degë për punësim pas përfundimit të studimeve.

“Mekatronika, vjen nga fjala meka. Në këtë pjesë mund të punosh në çdo hapësirë ku të ofrohen pjesë mekanike, elektrike dhe informatike, si tek makinat, tek aeroplanët, tek shtëpitë, instalimet inteligjente, tek linjat në çdo hapësirë. Kam pasur shumë raste dhe na kanë informuar për degë të ndryshme. Për degën tënde çfarë të kanë thënë? Më kanë thënë që është degë e mirë, ka hyre vitet e fundit dhe është e kërkuar shumë në tregun e punës” tha maturanti.

Mateo kishte biseduar më herët me një këshillues karriere. Erion Muça e bën këtë punë prej disa kohësh. Ai tregon se tregojnë se i udhëzojnë të rinjtë drejt degëve që u japin mundësi më të lehtë punësimi në të ardhmen, raporton abcnews. “Qasja është drejt degëve dhe programeve që kanë hapësira punësimi, brenda apo jashtë Shqipërisë, apo në ato degë të cilat aksesi në punë është më i shpejtë, mundësia për të pasur një pagë me të lartë në start është e lartë dhe mundësia për të gëzuar benefitet e profesionit janë prezente” tha Muça.

Vitet e fundit, të rinjtë po kërkojnë gjithnjë edhe më shumë këshilla të ekspertëve për të zgjedhur profesionin e tyre. “Mua me drejtohen shume të rinj që më kërkojnë këshille, orientim, mbi vendimmarrjet e tyre, sidomos kur janë të dyzuar, duke bërë që unë t’ua përkthej degën dhe profesionin, për t’i dhënë informacionin e duhur se ku mund të punojë, duke i ballafaquar degën dhe programet e tyre me tipologjinë dhe karakteristikat personale qe te kenë një përputhshmëri, qe ta kenë me te lehte zhvillimin profesional”, -shtoi eksperti. Degët më të zgjedhura nga maturantët këtë vit janë inxhinieritë, shkencat mjekësore dhe ato ekonomike. Për të orientuar studentët drejt tregut të punës, qeveria shpalli këtë vit disa degë me prioritet kombëtar. Studentët që regjistrohen në to përjashtohen nga tarifat dhe marrin bursë sa paga minimale.