AKTUALITET, 17 Tetor 2024, 12:01

Zhvendosen nga bashkia/ Protestuesit e opozitës tentojnë të futen në Kuvend, çajnë gardhin e Gardës, përplasje me policinë

Zhvendosen nga bashkia/ Protestuesit e opozitës tentojnë të futen

Protestuesit e opozitës tentojnë të futen në oborrin e Kuvendit, çajnë gardhin e Gardës, përplasje me policinë.

Opozita ka vendosur që protestën para bashkisë së Tiranës ta vijojë përpara Parlamentit.

Ish-deputeti Belind Këlliçi tha se qytetarët do t’i bashkohen deputetëve para Parlamentit, teksa ata nuk janë lejuar që të futen në sallë.

Një grup militantësh kanë protestuar sërish para bashkisë së Tiranës. Ata i kanë vënë flakën gomave.

Më pas një pjesë e tyre u zhvendosën para parlamentit dhe u përplasën me policinë. 

Me forcë tentojnë të hapin portën.