AKTUALITET, 17 Tetor 2024, 10:27

Jurgis Çyrbja la mandatin e deputetit pas thirrjes në SPAK! Spiropali i njofton vakancën KQZ

Jurgis Çyrbja la mandatin e deputetit pas thirrjes në SPAK!

Kryeparlamentarja Elisa Spiropali i ka njoftuar KQZ-së krijimin e vakancës pasi deputeti i PS-së,  Jurgis Çyrbja la mandatin e deputetit.

Çyrbja dorëzoi mandatin pasi u thirr në Prokurorinë e Posaçme ku u mor i pandehur për shpërdorim detyre.

Spiropali: Ju njoftoj se datën 9.10.2024 deputeti Jyrgis Çyrbja ka njoftuar heqjen dorë nga mandate i deputetit. ju njoftojmë mbarimin para afatit të mandatit të deputetit kolegut tonë për shkak të dorëheqjes.

Sa më sipër, Kuvendi ka detyrimin ligjor për të njoftuar KQZ për krijimin e vakancës.