AKTUALITET, 17 Tetor 2024, 09:30

Arrestohet 34-vjeçari në Kukës: Goditi me sfurk kushëririn pas një sherri banal...!

Arrestohet 34-vjeçari në Kukës: Goditi me sfurk kushëririn

Një 34-vjeçar është vendosur në pranga pasi goditi kushëririn e tij me sfurk.

Njoftimi i policisë

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kukës, pas marrjes së njoftimit se në fshatin Brekije po ndodhte një konflikt ndërmjet dy shtetasve, kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes, për të parandaluar përshkallëzimin e konfliktit.

Si rezultat i veprimeve të shpejta, është kapur në flagrancë dhe është arrestuar shtetasi:  

R. Z., 34 vjeç, banues në fshatin Brekije.

Nga veprimet hetimore dyshohet se shtetasi R. Z., gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjet të fortë (sfurk), kushëririn e tij, shtetasin S. Z., 42 vjeç, banues në fshatin Brekije, i cili është jashtë rezikut për jetën. Shtetasi S. Z. u pajis me urdhër mbrojtjeje.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme.