AKTUALITET, 17 Tetor 2024, 11:20

Mosbindja civile/ Noka tenton t’i vërë zjarrin banderolës, Sula djeg xhaketën, çfarë po ndodh në Kuvend

Mosbindja civile/ Noka tenton t’i vërë zjarrin banderolës,

Deputetët e PD kanë tentuar t’i vënë flakën banderolës së vendosur në gardhin metalik para Kuvendit, të cilën Flamur Noka e leu me benzinë.

Incidenti ka vijuar me vendosjen e zjarrit te banderola e PD, ku shkruhej “Edi Rama, Mafia!”.

Në pamundësi që materiali i banderolës të ndizej nga zjarri, ka qenë deputeti i PD Dashnor Sula, ai që i vuri zjarrin xhaketës së tij.

Më pas, banderola e vendosur në gardhin metalik është hequr nga Garda e Republikës.

Bidonin e benzinës më pas Noka ua hodhi gardistëve.

Mosbindja civile/ Noka tenton t’i vërë zjarrin banderolës,