TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Janë rikthyer edhe njëherë tensionet përpara selisë së Kuvendit, ku deputetët e përjashtuar të opozitës kërkojnë të hyjnë me forcë.
Teksa Garda kishte aplikuar masa sigurie shumë të forta, opozita e cilësoi gardhin e hekurit të vendosur përpara Kuvendit si një veprim që ndodh vetëm në Korenë e Veriut.
“Ky parlament është shndërruar në burg të sigurisë së lartë. Parlamenti i një vendi që nisi negociatat. Ky është narkosi”, tha Flamur Noka.
Teksa Gazment Bardhi iu drejtuar gardistëve duke iu thënë se “Kjo nuk është qelia e Pëllumb Gjokës, është parlamenti i shqiptarëve”.
Gjithashtu, deputetët e opozitës kanë mbajtur dhe një pankartë të madhe ku shkruhej “Edi Rama, mafia”.