AKTUALITET, 17 Tetor 2024, 11:12

VIDEO/ Akuzohet deputetja Hoti, Spiropali ndërpret seancën e Kuvendit: Ndjehet erë benzine brenda sallës

VIDEO/ Akuzohet deputetja Hoti, Spiropali ndërpret seancën e Kuvendit:

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali ka ndërprerë seancën për 10 minuta.

Ajo tha se deputetët e opozitës po ankohen se brenda në sallë ndjehet erë benzine.

Elda Hoti ka arritur që të futet në sallën e kuvendit dhe ka hedhur një material të lëngshëm drejt deputetëve. 

"Keni bërë një krim, keni ardhur në Kuvend me benzinë me vete. Mos cenoni deputetët. Ndihen të cenuar nga ju. Ka kallëzim penal. SPAK duhet të merret me ju, jo kjo sallë. Dilni jashtë jeni e përjashtuar nga seanca. Keni rrezikuar jetën e deputetëve", tha Spiropali.

Elda Hoti ka nxjerrë dy shishe nga çanta dhe ka spërkatur tapetin. Deputetja pretendon se ishte parfum. Ndërkohë, Kryetarja e Kuvendit i kërkoi Gardës të verfikojë se çfarë është. 

Ndërkohë, ministria tha se ishte tentativë për zjarrvënie dhe se do bëjnë kallëzim në prokurori. 

“Të nderuar deputetë. Garda e Republikës është duke kryer detyrën e vet. Këtu nuk bëhet fjala për deputetë e përjashtuar. Një pjesë e juaja nuk po i përmbahet rregullave dhe regjimit të kontrollit të brendshëm, bëhet fjalë për zjarrëvnie të qëllimshme. Të gjitha provat do të fiksohen dhe do të bëjmë kallëzim penal drejtuar Prokurorisë" tha Hoxha.

VIDEO/ Akuzohet deputetja Hoti, Spiropali ndërpret seancën e Kuvendit: